DHJETË USHQIMET QË DËMTOJNË INTELEGJENCËN

Jemi të rrethuar prej ushqimit, për vlerat e të cilit nuk jemi shumë të sigurt, ja ushqimet që dëmtojnë inteligjencënJa cilat janë 10 produktet ushqimore, të cilat e vrasin inteligjencën ngadalë, por me siguri.

1. Produktet e sheqerit
Sheqeri dhe nënproduktet e tij janë jo të mira, jo vetëm për belin, por edhe për trurin. Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën. Sheqeri mund të ndikojë negativisht edhe në aftësinë për të mësuar, ndaj tek parashkollorët ndalohet konsumimi i produkteve me nivel të lartë fruktoze.

2. Alkooli
Jo vetëm që dëmton mëlçinë për një afat të gjatë kohor, por alkooli shkakton edhe “mjegullimin e trurit”. Në këtë gjendje, përdoruesi i alkoolit kalon në një konfuzion mendor, mpihet aftësia për të menduar me qartësi dhe për të kujtuar. Nëse keni probleme me mbajtjen mend të emrave të përditshëm dhe me kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme, atëherë kjo mund të jetë pasojë e sasisë së madhe të alkoolit që keni përdorur. Për fat të mirë, simptomat mund të largohen me heqjen dorë nga alkooli.

3. Produktet pa vlera ushqyese
Në një studim të fundit nga Universiteti i Montrealit, u zbulua se produktet pa vlerë ushqimore, përgjithësisht ato që konsumohen në fast-food, ato me shumë yndyra, kalori dhe kripë, ndërhyjnë në tru, duke shkaktuar depresion dhe ankth. Këto lloj ushqimesh, të pasura me yndyra, dëmtojnë aftësinë për të mësuar, për të qenë vigjilent, motivimin dhe kujtesën. Produktet pa vlera ushqyese ndikojnë në nivelin e dopaminës së krijuar nga trupi, një kimikat shumë i rëndësishëm që rrit lumturinë dhe mirëqenien.

4. Ushqimet e skuqura
obezePothuajse të gjitha ushqimet e përpunuara përmbajnë kimikate, konservues, substanca varësie, ngjyrë dhe shije artificiale. Këto elementë mund të ndikojnë në mënyrën e sjelljes dhe në aftësinë për të mësuar, duke e çuar trupin e fëmijëve dhe të të rriturve drejt hiperaktivitetit. Ushqimet e skuqura ose të përpunuara shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore që gjenden në tru. Kjo lidhet edhe me vajin që përdoret për skuqje, mes të cilëve ai i lulediellit konsiderohet si më toksiku.

5. Ushqimet shumë të kripura
Këto lloj ushqimesh ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën. Megjithatë, sipas studiuesve, ushqimet me sasi të madhe kripe, mund të ndikojnë në funksionin konjitiv dhe përmirësojnë aftësinë për të menduar. Pavarësisht kësaj, ushqimet shumë të kripura janë të dëmshme për inteligjencën dhe shëndetin. Konsumi i shumtë i ushqimeve të kripura krijon varësi ashtu si drogat.

6. Drithërat
Duke përjashtuar drithërat 100 për qind të vërteta, të gjitha llojet e tjera ndikojnë në funksionimin e trurit dhe të shëndetit. Drithërat e pastra janë shumë të pasura nga ana ushqimore dhe përmbajnë fibra, të cilat njihen për parandalimin e plakjes së arterieve. Nëse konsumoni rregullisht drithëra pa cilësi të vërtetë ushqimore, rrezikoni të plakeni më shpejt, të humbni kujtesën dhe truri t`ju mjegullohet.

7. Proteinat e përpunuara
Proteinat janë blloqet ndërtuese të muskujve, ndaj janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të trupit. Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por shmangni përdorimin e proteinave të përpunuara, si: sallami, salsiçet dhe të tjera. Këto, në vend që të ndihmojnë në sistemin nervor, bëjnë të kundërtën.

8. Yndyrat e pangopura
Ushqime-te-gatshmeKëto lloj acidesh yndyrore shkaktojnë një varg problemesh, që nga ato të lidhura me zemrën deri tek kolesteroli dhe obeziteti. Ato janë të këqija edhe për trurin, pasi e ngadalësojnë atë, ulin reflekset dhe cilësinë e përgjegjësisë së trurit. Nëse përdoren për shumë kohë, yndyrat mund t`i shkaktojnë trurit dhe arterieve tkurrje, ashtu siç bën sëmundja e Alzheimierit.

10. Nikotina
Pavarësisht se nikotina nuk është në të vërtetë një produkt ushqimor, ajo kufizon rrjedhjen e gjakut, atë të glukozës dhe të oksigjenit në këtë organ kaq jetësor. Nikotina, jo vetëm që shkakton plakjen e parakohshme, frymën e keqe dhe e rrezikon mushkërinë nga kanceri, por ndikon edhe në ngushtimin e kapilarëve dhe të enëve të gjakut, që luajnë një funksion shumë të rëndësishëm për trurin.
Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën
Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por shmangni nënproduktet e tij të përpunuara
Ushqimet shumë të kripura ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën, transmeton gazeta Shqip.

Shprehje Nga Napoleon Bonaparte



Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
 S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
 Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
 Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
 Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
 Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
 Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
 Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
 Një lider është një tregtar me shpresë.
 Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
 Throni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.

Shprehje Nga Viktor Hygo


Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë.
Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.
Biblioteka është akt besimtarie.

Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.
Të gjitha forcat në botë nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.
Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë të dhënies së mëshirës për të dyja palët.
Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.
Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor ka faqen e tij në këtë libër.
Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.
Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Ji si një zog i ulur në një degë të njomë të cilën e ndjen duke u luhatur poshtë tij, e prapë ai këndon si gjithmonë, duke e ditur se ka flatra.

Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?
Mirëkuptimi gjithsesi nuk është rezultat i shkollimit.
Kursim në stil, saktësi në mendime, vendosmëri në jetë.
Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

100 këshilla per jetën qe nuk duhet humbur

jeto jete te lumtur


1. Urtësia e vërtete dhe ndihma është gjithnjë falas.


2. Mos ja jep askujt fuqinë tende.


3. Duke shkuar te e panjohura është mënyra per te zgjeruar njohurite e tua


4. Merr një karte biblioteke.


5. Shpenzo me shumë kohe me njerëz që të sfidojnë dhe të respektojnë.


6. Ji skeptik gjithmonë.


7. Lufto për atë që ka rendësi.


8. Ka një metodë që funksionon, zbuloje kush është për ty.


9. Bashkoju një lëvizje.


10. Shijoje kafen.


11. Mos lejo qe dikush të rregulloje foton tende me photoshop. Kjo krijon një vetëbesim fals.


12. Lexo më shumë, sidomos për gjërat që nuk je dakord.


13. Mëso me të ndjerit budalla. Tregon që po rritesh.


14. Është shumë e lehtë që njerëzit të flasin per një lojë të mirë, prandaj shih si sillen me tepër se çfarë flasin.


15. Mëso diçka nga të gjithë.


16. Gjej gjera që të frymëzojnë dhe shko e beje, edhe pse mund të mos ketë fitim monetar.


17. Vuaj urie nëse duhet, për aq sa mendon se duhet.


18. Mbijeto me pak për të vërtetuar se mund ta besh.


19. Bëj diçka të suksesshme kur je I vogël, kjo do të ju ndihmojë të rrisni besimin për gjera më të mëdha.


20. Bëj atë që thua se do të besh. Shumë pak veta janë të besueshëm ne ato që thonë.


21. Ji rehat me vetminë, dhe me pjesë të identitetit tënd.


22. Mëso një gjuhë të re.


23. Ha më shumë proteina.


24. Mbaj pranë njerëz që do të jenë të sinqertë.


25. Mendimi të çon gjithandej. Ta përfundosh është gjithçka.


26. Nëse të jepet mundësia të zgjedhësh mes borxhit dhe lekut. Zgjidh lekun.


27. Njihu më shpesh me njerëz të rinj, ofroi ti ndihmosh ata.


28. Mos diskrimino. Ndërvepro me të tjerët sado të ndryshëm të jenë.


29. Nëse nuk mund të bësh një ushtrim fizik, ke një problem të madh.


30. Askujt si pëlqen dikush që pretendon ti dijë gjithçka.


 jeto jete te lumtur


31. Merr një pasaportë dhe mbushe me viza.


32. Leje atë punën e tmerrshme.


33. Lexo biografitë. Është sikur të kesh akses te udhëheqësit më të mirë të historisë.


34. Ik fli dhe zgjohu herët. Do ju ndihmojë shumë të keni kohë.


35. Trembe pak veten çdo ditë. Do të bëj të vlerësosh shumë gjëra.

36. Mëso si të hipësh ne degët e një peme.


37. Mos bli shumë gjëra, bli vetëm ato që të duhen.

38. Ji modest dhe kurioz.


39. Miqtë e tu të facebookut apo twiterit nuk ju mbajnë ngrohtë ne ditë të ftohta.


40. Ji sa më ndihmues ne shumë rrethana.


41. Ji I pranishëm.


42. Përsërit emrat e njerëzve kur I takon për herë të parë. Do ju ndihmojë ti mbani mend.


43. Hiqe internetin nga telefoni. Të mjafton ne kompjuter.


44. Krijo disa strategji. Përdori ato.


45. Beje shtëpinë tënde një vend ku ndjen siguri.


46.  Bëj baste me veten.


47. Bëj një dush të ftohtë, ndonjëherë është më mirë se kafja.


48. Mëso të shijosh urinë..


49. Bej gjërat më të gjata ose shkurtra seç duhet të jenë.


50. Mos I harro kurrë ata qe të ndihmuan. Kthejua ndihmën.


51. Ndihmo njerëzit qw nuk të kanë ndihmuar.


52. Kur e di se dhimbja është e përkohshme, kjo ndikon te të gjitha vendimet e tua.


53. Bëj një tatu dhe mos e vrit mendjen për pendimin.


54. Angazhohu ndaj gjërave rregullisht qe janë dhe përtej mundësive të tua.


55. Takoji më shpesh miqtë.


56. Mëso të meditosh. Nëse të duhet ndiq kurs per ketë.


57. Historitë e tua janë më interesante dhe më pak interesante seç mendon.


58. Mëso të dëgjosh.


59. Ec më shumë.


60. E shëmtuara është thjesht një hap para të bukurës.


61. Mëso kush janë fqinjët e tu.


62. Mos I merr gjërat personalisht.


63. Konsidero ti shmangesh shkollat. Por ndiq sa më shumë konferenca.


64. Sapo të mundesh bli art.


65. Kërko falje më shpesh.


66. Zbulo nëse do të ketë ushqim aty.


67. Një prerje e mire e flokëve ndryshon çdo gjë.


68. Lexo librin ‘Man’s search for meaning’.


69. Thuaji jo projekteve që nuk të interesojnë.


70. Bëj gjërat që nuk janë cool. Më vonë do zbulosh që një ditë do të bëhen dhe ato cool.


 71. Zbulo fuqinë e zërit tënd.


72. Sillu mirë.


73. Mëso të luash shah, do të ndihmojë të mbash trurin ne forme.

74. Mëso seç janë gjërat që nuk I thua dot.


75. Gjej mënyra për ti shpëtuar sistemit por mos gënje njerëzit.

76. Ji një lider jo një ndjekës.


77. Të paktën një herë ne jetë dil me dike që mendon se është shumë më I mirë se ti..


78. Analizo xhelozinë tënde. Kështu do mësosh më shumë për veten.


79. Lidhjet e mira janë mes njerëzve jo mes rrjeteve sociale.


80. Adreso problemet e vogla përpara se të bëhen të mëdha.


81. Vishu më mirë seç ndihesh.


82. Po, ekziston diçka si reputacioni I keq..


83. Shto aventurier ne profilet tuaja. Dhe fillo e behu një.


84. Nëse internet është gjeja më e mirë qe të ka ndodhur ne jetë atëherë ke një problem shume serioz.


85. Punën më të mirë jepe falas.


86. Gjej udhëheqës vetëm mos ia thuaj atyre.


87. Shkruaj dhe mbaj shënime.


88. Dounlodo Freedom. Përdore 1 orë çdo ditë.


89. Futu ne palestër dhe sfido veten..


90. Shkruaj sa më shumë. Do të ndihmojë të shprehni qarte mendimet tuaja.


91. Kur je duke drekuar me njerëz të pasur, paguaje ti faturën.


92. Mëso si të flasësh para një publiku..


93.  Nëse sheh dike që ka nevojë për ndihmë, mjaft pyete veten nëse kanë nevojë për ndihmë por shko e ndihmoi.


94. Dhuro një shishe verë.


95. Bisedat më të mira janë krah për krah jo përball.


96. Mbro dëgjimin tënd. Më beso  se kjo do të duhet.


97. Beje gjen më të rëndësishme ne mëngjes, përpara se të fillosh të kontrollosh emailin.


98. Të gjithë ndihen sikur nuk janë të mjaftueshëm. Nuk e ndjen vetëm ti.


99. Kurajoja është një aftësi e mësuar.


100. Zgjidh një vend ku do të vizitosh. Gjeje anën si ta shkosh.