Llojet e Grupeve të Gjakut

Cilat Grupe te Gjakut Mund te Dhurojne

Edhe pse te gjitha grupet e gjakut perbehen nga shume elemente te njejta, ato dallojne nga njera tjetra. Ne fakt, ekzistojne tete grupe te njohura te gjakut, te cilat dallohen nga prania apo mungesa e disa antigjenve (substanca te jashte qe mund te nxisin reagimin e sistemit imunitar duke krijuar anti-trupa.) Pasi qe disa antigjene mund te shkaktojne sistemin imunitar te sulmoj gjakun e injektuar te pacienti, transfuzioni i tij behet me kujdes duke pasur parasysh llojet e gjakut te cilat mund t’i dhurojne njera tjetres.
Ekzistojne kater lloje kryesore te gjakut te cilat percaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut:
  • Grupi A – ka vetem antigjenin A ne qelizat e kuqe (dhe antitrupa B ne plazme)
  • Grupi B – ka vetem antigjenin B ne qelizat e kuqe (dhe antitrupa A ne plazme)
  • Grupi AB – ka te dy antigjenet A dhe B ne qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjerin antitrup ne plazme)
  • Grupi 0 – nuk e ka asnjerin antigjen ne qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjerin antitrup ne plazme)
Figura e meposhtme paraqet ilustrativisht se cilat grupe te gjakut mund te dhurojne apo mund te marrin nga grupe te caktuara:

Pervec antigjeneve A dhe B ekziston edhe lloji i trete antigjen qe quhet faktori Rh, i cili mund te jete prezent (+) apo joprezent (-). Ne pergjithesi, gjaku Rh negativ i dhurohet pacienteve me gjak Rh negativ apo edhe Rh pozitiv, ndersa gjaku Rh pozitiv mund ti dhurohet vetem gjakut Rh pozitiv.

0 comments:

Post a Comment