DHJETË USHQIMET QË DËMTOJNË INTELEGJENCËN

Jemi të rrethuar prej ushqimit, për vlerat e të cilit nuk jemi shumë të sigurt, ja ushqimet që dëmtojnë inteligjencënJa cilat janë 10 produktet ushqimore, të cilat e vrasin inteligjencën ngadalë, por me siguri.

1. Produktet e sheqerit
Sheqeri dhe nënproduktet e tij janë jo të mira, jo vetëm për belin, por edhe për trurin. Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën. Sheqeri mund të ndikojë negativisht edhe në aftësinë për të mësuar, ndaj tek parashkollorët ndalohet konsumimi i produkteve me nivel të lartë fruktoze.

2. Alkooli
Jo vetëm që dëmton mëlçinë për një afat të gjatë kohor, por alkooli shkakton edhe “mjegullimin e trurit”. Në këtë gjendje, përdoruesi i alkoolit kalon në një konfuzion mendor, mpihet aftësia për të menduar me qartësi dhe për të kujtuar. Nëse keni probleme me mbajtjen mend të emrave të përditshëm dhe me kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme, atëherë kjo mund të jetë pasojë e sasisë së madhe të alkoolit që keni përdorur. Për fat të mirë, simptomat mund të largohen me heqjen dorë nga alkooli.

3. Produktet pa vlera ushqyese
Në një studim të fundit nga Universiteti i Montrealit, u zbulua se produktet pa vlerë ushqimore, përgjithësisht ato që konsumohen në fast-food, ato me shumë yndyra, kalori dhe kripë, ndërhyjnë në tru, duke shkaktuar depresion dhe ankth. Këto lloj ushqimesh, të pasura me yndyra, dëmtojnë aftësinë për të mësuar, për të qenë vigjilent, motivimin dhe kujtesën. Produktet pa vlera ushqyese ndikojnë në nivelin e dopaminës së krijuar nga trupi, një kimikat shumë i rëndësishëm që rrit lumturinë dhe mirëqenien.

4. Ushqimet e skuqura
obezePothuajse të gjitha ushqimet e përpunuara përmbajnë kimikate, konservues, substanca varësie, ngjyrë dhe shije artificiale. Këto elementë mund të ndikojnë në mënyrën e sjelljes dhe në aftësinë për të mësuar, duke e çuar trupin e fëmijëve dhe të të rriturve drejt hiperaktivitetit. Ushqimet e skuqura ose të përpunuara shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore që gjenden në tru. Kjo lidhet edhe me vajin që përdoret për skuqje, mes të cilëve ai i lulediellit konsiderohet si më toksiku.

5. Ushqimet shumë të kripura
Këto lloj ushqimesh ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën. Megjithatë, sipas studiuesve, ushqimet me sasi të madhe kripe, mund të ndikojnë në funksionin konjitiv dhe përmirësojnë aftësinë për të menduar. Pavarësisht kësaj, ushqimet shumë të kripura janë të dëmshme për inteligjencën dhe shëndetin. Konsumi i shumtë i ushqimeve të kripura krijon varësi ashtu si drogat.

6. Drithërat
Duke përjashtuar drithërat 100 për qind të vërteta, të gjitha llojet e tjera ndikojnë në funksionimin e trurit dhe të shëndetit. Drithërat e pastra janë shumë të pasura nga ana ushqimore dhe përmbajnë fibra, të cilat njihen për parandalimin e plakjes së arterieve. Nëse konsumoni rregullisht drithëra pa cilësi të vërtetë ushqimore, rrezikoni të plakeni më shpejt, të humbni kujtesën dhe truri t`ju mjegullohet.

7. Proteinat e përpunuara
Proteinat janë blloqet ndërtuese të muskujve, ndaj janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të trupit. Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por shmangni përdorimin e proteinave të përpunuara, si: sallami, salsiçet dhe të tjera. Këto, në vend që të ndihmojnë në sistemin nervor, bëjnë të kundërtën.

8. Yndyrat e pangopura
Ushqime-te-gatshmeKëto lloj acidesh yndyrore shkaktojnë një varg problemesh, që nga ato të lidhura me zemrën deri tek kolesteroli dhe obeziteti. Ato janë të këqija edhe për trurin, pasi e ngadalësojnë atë, ulin reflekset dhe cilësinë e përgjegjësisë së trurit. Nëse përdoren për shumë kohë, yndyrat mund t`i shkaktojnë trurit dhe arterieve tkurrje, ashtu siç bën sëmundja e Alzheimierit.

10. Nikotina
Pavarësisht se nikotina nuk është në të vërtetë një produkt ushqimor, ajo kufizon rrjedhjen e gjakut, atë të glukozës dhe të oksigjenit në këtë organ kaq jetësor. Nikotina, jo vetëm që shkakton plakjen e parakohshme, frymën e keqe dhe e rrezikon mushkërinë nga kanceri, por ndikon edhe në ngushtimin e kapilarëve dhe të enëve të gjakut, që luajnë një funksion shumë të rëndësishëm për trurin.
Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën
Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por shmangni nënproduktet e tij të përpunuara
Ushqimet shumë të kripura ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën, transmeton gazeta Shqip.

Shprehje Nga Napoleon Bonaparte



Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
 S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
 Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
 Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
 Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
 Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
 Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
 Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
 Një lider është një tregtar me shpresë.
 Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
 Throni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.

Shprehje Nga Viktor Hygo


Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë.
Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.
Biblioteka është akt besimtarie.

Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.
Të gjitha forcat në botë nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.
Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë të dhënies së mëshirës për të dyja palët.
Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.
Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor ka faqen e tij në këtë libër.
Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.
Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Ji si një zog i ulur në një degë të njomë të cilën e ndjen duke u luhatur poshtë tij, e prapë ai këndon si gjithmonë, duke e ditur se ka flatra.

Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?
Mirëkuptimi gjithsesi nuk është rezultat i shkollimit.
Kursim në stil, saktësi në mendime, vendosmëri në jetë.
Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

100 këshilla per jetën qe nuk duhet humbur

jeto jete te lumtur


1. Urtësia e vërtete dhe ndihma është gjithnjë falas.


2. Mos ja jep askujt fuqinë tende.


3. Duke shkuar te e panjohura është mënyra per te zgjeruar njohurite e tua


4. Merr një karte biblioteke.


5. Shpenzo me shumë kohe me njerëz që të sfidojnë dhe të respektojnë.


6. Ji skeptik gjithmonë.


7. Lufto për atë që ka rendësi.


8. Ka një metodë që funksionon, zbuloje kush është për ty.


9. Bashkoju një lëvizje.


10. Shijoje kafen.


11. Mos lejo qe dikush të rregulloje foton tende me photoshop. Kjo krijon një vetëbesim fals.


12. Lexo më shumë, sidomos për gjërat që nuk je dakord.


13. Mëso me të ndjerit budalla. Tregon që po rritesh.


14. Është shumë e lehtë që njerëzit të flasin per një lojë të mirë, prandaj shih si sillen me tepër se çfarë flasin.


15. Mëso diçka nga të gjithë.


16. Gjej gjera që të frymëzojnë dhe shko e beje, edhe pse mund të mos ketë fitim monetar.


17. Vuaj urie nëse duhet, për aq sa mendon se duhet.


18. Mbijeto me pak për të vërtetuar se mund ta besh.


19. Bëj diçka të suksesshme kur je I vogël, kjo do të ju ndihmojë të rrisni besimin për gjera më të mëdha.


20. Bëj atë që thua se do të besh. Shumë pak veta janë të besueshëm ne ato që thonë.


21. Ji rehat me vetminë, dhe me pjesë të identitetit tënd.


22. Mëso një gjuhë të re.


23. Ha më shumë proteina.


24. Mbaj pranë njerëz që do të jenë të sinqertë.


25. Mendimi të çon gjithandej. Ta përfundosh është gjithçka.


26. Nëse të jepet mundësia të zgjedhësh mes borxhit dhe lekut. Zgjidh lekun.


27. Njihu më shpesh me njerëz të rinj, ofroi ti ndihmosh ata.


28. Mos diskrimino. Ndërvepro me të tjerët sado të ndryshëm të jenë.


29. Nëse nuk mund të bësh një ushtrim fizik, ke një problem të madh.


30. Askujt si pëlqen dikush që pretendon ti dijë gjithçka.


 jeto jete te lumtur


31. Merr një pasaportë dhe mbushe me viza.


32. Leje atë punën e tmerrshme.


33. Lexo biografitë. Është sikur të kesh akses te udhëheqësit më të mirë të historisë.


34. Ik fli dhe zgjohu herët. Do ju ndihmojë shumë të keni kohë.


35. Trembe pak veten çdo ditë. Do të bëj të vlerësosh shumë gjëra.

36. Mëso si të hipësh ne degët e një peme.


37. Mos bli shumë gjëra, bli vetëm ato që të duhen.

38. Ji modest dhe kurioz.


39. Miqtë e tu të facebookut apo twiterit nuk ju mbajnë ngrohtë ne ditë të ftohta.


40. Ji sa më ndihmues ne shumë rrethana.


41. Ji I pranishëm.


42. Përsërit emrat e njerëzve kur I takon për herë të parë. Do ju ndihmojë ti mbani mend.


43. Hiqe internetin nga telefoni. Të mjafton ne kompjuter.


44. Krijo disa strategji. Përdori ato.


45. Beje shtëpinë tënde një vend ku ndjen siguri.


46.  Bëj baste me veten.


47. Bëj një dush të ftohtë, ndonjëherë është më mirë se kafja.


48. Mëso të shijosh urinë..


49. Bej gjërat më të gjata ose shkurtra seç duhet të jenë.


50. Mos I harro kurrë ata qe të ndihmuan. Kthejua ndihmën.


51. Ndihmo njerëzit qw nuk të kanë ndihmuar.


52. Kur e di se dhimbja është e përkohshme, kjo ndikon te të gjitha vendimet e tua.


53. Bëj një tatu dhe mos e vrit mendjen për pendimin.


54. Angazhohu ndaj gjërave rregullisht qe janë dhe përtej mundësive të tua.


55. Takoji më shpesh miqtë.


56. Mëso të meditosh. Nëse të duhet ndiq kurs per ketë.


57. Historitë e tua janë më interesante dhe më pak interesante seç mendon.


58. Mëso të dëgjosh.


59. Ec më shumë.


60. E shëmtuara është thjesht një hap para të bukurës.


61. Mëso kush janë fqinjët e tu.


62. Mos I merr gjërat personalisht.


63. Konsidero ti shmangesh shkollat. Por ndiq sa më shumë konferenca.


64. Sapo të mundesh bli art.


65. Kërko falje më shpesh.


66. Zbulo nëse do të ketë ushqim aty.


67. Një prerje e mire e flokëve ndryshon çdo gjë.


68. Lexo librin ‘Man’s search for meaning’.


69. Thuaji jo projekteve që nuk të interesojnë.


70. Bëj gjërat që nuk janë cool. Më vonë do zbulosh që një ditë do të bëhen dhe ato cool.


 71. Zbulo fuqinë e zërit tënd.


72. Sillu mirë.


73. Mëso të luash shah, do të ndihmojë të mbash trurin ne forme.

74. Mëso seç janë gjërat që nuk I thua dot.


75. Gjej mënyra për ti shpëtuar sistemit por mos gënje njerëzit.

76. Ji një lider jo një ndjekës.


77. Të paktën një herë ne jetë dil me dike që mendon se është shumë më I mirë se ti..


78. Analizo xhelozinë tënde. Kështu do mësosh më shumë për veten.


79. Lidhjet e mira janë mes njerëzve jo mes rrjeteve sociale.


80. Adreso problemet e vogla përpara se të bëhen të mëdha.


81. Vishu më mirë seç ndihesh.


82. Po, ekziston diçka si reputacioni I keq..


83. Shto aventurier ne profilet tuaja. Dhe fillo e behu një.


84. Nëse internet është gjeja më e mirë qe të ka ndodhur ne jetë atëherë ke një problem shume serioz.


85. Punën më të mirë jepe falas.


86. Gjej udhëheqës vetëm mos ia thuaj atyre.


87. Shkruaj dhe mbaj shënime.


88. Dounlodo Freedom. Përdore 1 orë çdo ditë.


89. Futu ne palestër dhe sfido veten..


90. Shkruaj sa më shumë. Do të ndihmojë të shprehni qarte mendimet tuaja.


91. Kur je duke drekuar me njerëz të pasur, paguaje ti faturën.


92. Mëso si të flasësh para një publiku..


93.  Nëse sheh dike që ka nevojë për ndihmë, mjaft pyete veten nëse kanë nevojë për ndihmë por shko e ndihmoi.


94. Dhuro një shishe verë.


95. Bisedat më të mira janë krah për krah jo përball.


96. Mbro dëgjimin tënd. Më beso  se kjo do të duhet.


97. Beje gjen më të rëndësishme ne mëngjes, përpara se të fillosh të kontrollosh emailin.


98. Të gjithë ndihen sikur nuk janë të mjaftueshëm. Nuk e ndjen vetëm ti.


99. Kurajoja është një aftësi e mësuar.


100. Zgjidh një vend ku do të vizitosh. Gjeje anën si ta shkosh.

Si te fusesh artikull ne Wikipedia



Wikipedia është një prej resurseve më të mira në internet për informim nga fusha të ndryshme, dhe mundësia e saj e hapur për të kontribuar me miliona njerëz në të, e bëjnë atë edhe më të fuqishme. Mungesa e përmbajtjeve në shqip është një shqetësim dhe kjo natyrisht dihet se është një prej arsyeve se pse po organizohet WikiAcademy Kosovo. Një prej formave si kemi vendosur të mbështesim ngjarjen është përgaditja e disa këshillave sesi mund të shkruani një artikull të ri në Wikipedia, si mund të editoni dhe plotësoni përmbajjte, si të përktheni, etj.
Natyrisht nëse kërkoni në Google, apo çfarëdo motori tjetër kërkues, “How to write an article for Wikipedia” ju do të gjeni të gjitha informacionet që ju duhen, megjithatë sistemi dhe grumbullimi i këtyre informacioneve në shqip nuk i bënë dëm askujt.

Artikulli juaj i parë në Wikipedia

Një prej hapave të parë që duhet të bëni është regjistrimi për një llogari në Wikipedia, ku ju zgjidhni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, por gjithnjë ekziston mundësia që ata që nuk dëshirojnë të regjistrohen të dërgojnë artikujt e tyre për rishikim dhe publikim prej të tjerëve.
Wikipedia thot se para se të filloni të publikoni diçka të re është mirë të provoni të editoni disa artikuj ekzistues për të shikuar platformën, dhe natyrisht vizita tek pjesa Wikiepdia Tutorialështëmjaft e dobishme për të mësuar hapat bazik të editimit.
Para se të filloni të shkruani ndonjë gjë të re mos harroni të kërkoni së pari në Wikipedia, vetëm për tu siguruar se mos nuk ekziston artikuli i njëjtë. Nëse është aty, atëherë kontriboni në atë artikull. Fundi i fundit, ajo çka e ka sjellë Wikipedia’n në këtë pike është suksesi i bashkëpunimit të njerëzve.
Mblidhni referenca që mund të shfrytëzohen edhe si burim i informacionit e edhe si elemente për të ngritur peshën e artikullit tuaj. Referimi në blogje, ueb faqe personale, YouTube e Facebook nuk konsiderohen të besueshme. Ka vende ku mund të kërkohen burimet, duke përfshirë edhe biblotekën, madje edhe atë biblotekën e ftoht të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Kur shkruani për individë/njerëz, keni kujdes që të përdorni referenca adekuate, përndryshe nëse ka përmbajtje negative apo kontroverse, artikulli mund të fshihet.
Kërkoni komente/feedback nëaritkullin tuaj. Ju mund të kërkoni feedback në artikuj që dëshironi të krijoni, duke përfshirë Talk Page të një WikiProjekti apo Teahouse.
Tentoni të krijoni artikullin tuaj të parë në hapësirën tuaj. Si përdorues i regjistruar ju fitoni hapësirën tuaj, dhe aty mund të filloni shkrimin, apo në një nën-faqe, duke i dhënë formë, duke marrë feedback, e më pas duke e shfaqur në pjesën “live” të Wikipedia, kur të jetë gati. Keni parasysh këto këshilla para se të ecni tutje në Wikipedia, e natyrisht mos harroni të hulumtoni e të lexoni edhe vet, dhe prisni edhe këshilla tjera prej nesh në ditët në vazhdim.

Si Të Mbajm Dieta Treditore

Ekzistojnë dy lloje dietash treditore përmes së cilave mund të eliminoni kilogramët e tepërt, pa qëndruar të uritur. Me këto dieta, gjatë tre ditëve duhet të humbni 1.5-2 kilogramë.
DIETA E PARË TREDITORE
Që ushqimi të jetë më i shijshëm, mund t’i shtoni erëza, kripë, biber, limon uthull, salcë soje, senf dhe keçap.
Dita e parë
Mëngjesi: Kafe ose çaj, gjysmë grejpfruti, tost me një lugë gjalpë kikirikësh
Dreka: 50 g tuna, tost, kafe të zezë me pak sheqer
Darka: 100g mish joyndyror, 100 g bizele, 100 g karota, 1 mollë
Dita e dytëMëngjesi: Kafe e zezë ose çaj me pak sheqer, ve, gjysmë banane, tost
Dreka: 100g djathë të freskët ose tuna, 8 biskota të thata
Darka: 100 g mish pa yndyrë, 100 g brokoli ose spinaq, 50 g karota, banane
Dita e tretëMëngjesi: Kafe ose çaj, 5 biskota të kripura, 30 g djathë, mollë
Dreka: Vezë të ziera, tost, kafe të zezë ose çaj me pak sheqer
Darka: 100 g tuna, 100 g karota, 100 g lulelakër, 100 g pjepër
DIETA E DYTË TREDITORE
Dita e parë
Lëngje, çaje, ujëNë vend të ushqimit, gjatë ditës pini 2 litra lëng pemësh, 1 litër çaj bimor pa sheqer dhe 1 litër ujë mineral. Sheqeri nga lëngu i pemëve do t’u mbajë të ngopur dhe do të pengojë sulmet e urisë.
Dita e dytëPemë dhe perimeNë vend të ushqimeve të përgatitura, hani 2 kg pemë dhe perime (brokoli, molla, sallatë të gjelbër…). Perimet mund t’i zieni dhe t’i përgatitni.
Dita e tretëOrizOrizi i kaftë do t’u ngopë, ndërsa mund të shërbejë edhe orizi i bardhë. Sasia ditore të mos kalojë më shumë se 200 g oriz. Mund t’i shtoni erëza, kripë, piper, limon, uthull, salcë soje, senf dhe keçap.

Si të Humbim Peshë Shpejt

DIETAT AFAT-SHKURTËRA

Qëllimi kryesor i shumicës së dietave është që të promovohen humbjet e shpejta të kilogramëve. Këto dieta janë zgjidhje afat-shkurtëra; nëse praktikoni këto dieta disa ditë me rradhë, ju mund t’i shkaktoni trupit dëme serioze. Gjithmonë duhet konsultuar mjekun para se të filloni çfarëdo lloj programi per humbje të peshës. Ja disa dieta të popullarizuara me udhëzime të thjeshta që rezultojnë në humbje të peshës për kohë të shkurtë.
1. Dieta me ujë. Kjo dietë përfshinë pirjen e ujit të ftohtë në sasi deri në 2 litra në intervale të rregullta.
qysh me - dieta e ujit
  • Pije një gotë ujë para çdo ngrënie ushqimi në mënyrë që të largoni apetitin duke ju bërë të ndiheni të mbushur.
  • Mos i shtoni ëmbëlsues apo shije të tjera ujit.
  • Mos i zëvendësoni ushqimet me ujë.
  • Merrni multivitamin ditor në mënyrë që të kompenzoni vlerat ushqyese që humbin gjatë urinimit më të shpeshtë pasi që jeni duke pirë më shumë ujë.
2. Dieta Detoksifikuese me lëngje frutash. Edhepse ekzistojnë disa variacione të detoksifikimit me lëngje frutash, shumicen e rasteve zgjasin nga një deri në tre ditë.
qysh me - dieta me lengje frutash
  • Vetëm lëngjet e frutave apo perimeve mund të konsumohen për këtë lloj diete.
  • Disa variacione të kësaj diete përfshijnë marrjen e vitaminave ose vlerave ushqyese vetëm me lëngje frutash, përderisa disa të tjera lejojnë vetëm një shujtë në ditë.
  • Lëngjet e pemëve konsumohen me qëllimin që të pastrojnë trupin nga toksinët dhe eliminojnë sasi të kryesisht të ujit nga sistemi juaj trupor.
3. Pastrimi total, Dieta me shurup, apo dieta me limonadë. Kjo dietë karakterizohet vetëm me lëngje.
qysh me - dieta me limonade
  • Pini nga 6 deri në 12 gota të përzierjes së limonadës, specit të kuq, ujit, dhe shurupit çdo ditë.
  • Kjo dietë duhet të praktikohet vetëm për humbje peshe afat-shkurtë dhe qëllimi i saj është detoksifikimi.
  • Sipas dëshirës mund të kombinoni edhe ujë të njelmët në këtë dietë.
4. Dita me supë të lakrës. Përmes kësaj diete mund të largohen deri në 5 kilogram për një javë.
qysh me - dieta me supe lakre
  • Kjo përfshinë ngrënien e ushqimeve me shumë pak yndyrë dhe shumë fibra.
  • Kryesisht duhet të pini supë të lakrës, por edhe mund të hani porcione të vogla të pemëve dhe perimeve, në raste edhe mish me oriz, si dhe minimumi 4 gota ujë dhe një multivitamin çdo ditë.
  • Dieta zgjatë 7 ditë dhe nuk rekomandohet si zgjidhje e përhershme për humbje të peshës në afat-gjatë për shkak të mungesës së vlerave ushqyese, të cilat nuk i konsumoni në këtë ditë.
5. Dieta pa kripë. Kjo dietë ndihmon të humbni ujë nga trupi.
dieta pa kripe
  • Në këtë dietë ju nuk mund të përdorni kripë në ushqimet tuaja në asnjë formë.
  • Duhet të përgatisni ushqim pa kripë në shtëpi dhe të mënjanoni ngrëniet jashtë shtëpise, përfshirë edhe restaurantet.
  • Duhet të pini ujë deri në 2 litra në ditë. Poashtu çaji i gjelbër preferohet të konsumohet në masë.
  • Kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë.
  • Është e rëndësishme të ceket që kjo dietë është më efektive te personat që mund ta mbajnë ujin më lehtë dhe më gjatë se të tjerët.

TRETMANET PËR HUMBJE PESHE

qysh me - sauna
Mënyrë tjetër e lehtë për humbje peshe shpejtë janë edhe tretmanet e dizajnuara posaçërisht për këtë punë. Spatë, saunat, apo edhe klinikat tjera të specializuara për shndërrimin e pamjes duke zvogëluar fryerjet, ngrehjen e lëkurës, apo largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi, janë mënyrë e mire për humbje peshe. Këto procese ndihmojnë humbjen e peshës përkohësisht, por që rezultatet janë të menjëhershme dhe nuk përfshijnë dieta apo ushtrime.
  1. Mbështilleni trupin me minerale. Disa minerale ndihmojnë të largoni ca centimetra në bel, kofshë, dhe duar. Ky proces përfshinë mineralet që njëkohësisht detoksifikojnë trupin, zvogëlojnë celulitin, etj.
  2. Mbështilleni trupin me nxehtësi. Ky ndoshta është lloji më i zakonshëm i spa tretmaneve, i dizajnuar të detoksifikoj trupin dhe të stimuloj butësinë e lëkurës. Nxehtësia dhe masazha janë tretmanet më të shpeshta për dobësim të shpejtë.
  3. Shkoni në sauna. Saunat mund të rezultojnë me humbje të peshës në vetëm çerek ore në të.
  • Duhet të pini disa gota ujë që të kompenzoni lëngjet në trup që i humbni gjatë saunës.
  • Mbani në mend që koha në sauna duhet të jetë e kufizuar dhe jo më shumë se 15-20 minuta në ditë.
  • Njerëzit me probleme në zemër nuk duhet të shfrytëzojnë saunat, poashtu as fëmijët.

Si janë Emeruar Ditët e Javës



Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.

Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:
- Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)
- Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)
- Merkuri:
e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)
- Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)
- Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)
- Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)
- Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)
Më përpara njiheshin 7
Planetët e tjerë të sistemit diellor janë zbuluar më vonë, në tre shekujt e fundit. Po të ishin zbuluar më përpara ndoshta do të kishim 10 ditë jave. /zeri.info/trupa qiellorë si perënditë që shiheshin nga syri i njeriut, Venusi quhej ndryshe Afërditë nga grekët dhe ilirët e lashtë. Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës (Venusit)…

Llojet e Grupeve të Gjakut

Cilat Grupe te Gjakut Mund te Dhurojne

Edhe pse te gjitha grupet e gjakut perbehen nga shume elemente te njejta, ato dallojne nga njera tjetra. Ne fakt, ekzistojne tete grupe te njohura te gjakut, te cilat dallohen nga prania apo mungesa e disa antigjenve (substanca te jashte qe mund te nxisin reagimin e sistemit imunitar duke krijuar anti-trupa.) Pasi qe disa antigjene mund te shkaktojne sistemin imunitar te sulmoj gjakun e injektuar te pacienti, transfuzioni i tij behet me kujdes duke pasur parasysh llojet e gjakut te cilat mund t’i dhurojne njera tjetres.
Ekzistojne kater lloje kryesore te gjakut te cilat percaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut:
  • Grupi A – ka vetem antigjenin A ne qelizat e kuqe (dhe antitrupa B ne plazme)
  • Grupi B – ka vetem antigjenin B ne qelizat e kuqe (dhe antitrupa A ne plazme)
  • Grupi AB – ka te dy antigjenet A dhe B ne qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjerin antitrup ne plazme)
  • Grupi 0 – nuk e ka asnjerin antigjen ne qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjerin antitrup ne plazme)
Figura e meposhtme paraqet ilustrativisht se cilat grupe te gjakut mund te dhurojne apo mund te marrin nga grupe te caktuara:

Pervec antigjeneve A dhe B ekziston edhe lloji i trete antigjen qe quhet faktori Rh, i cili mund te jete prezent (+) apo joprezent (-). Ne pergjithesi, gjaku Rh negativ i dhurohet pacienteve me gjak Rh negativ apo edhe Rh pozitiv, ndersa gjaku Rh pozitiv mund ti dhurohet vetem gjakut Rh pozitiv.

Cilat jane disa Veprime per nje Martese te Lumtur



Duke pasur nje martese te lumtur do te thote te kesh nje marredhenie te mire, emocionuese dhe funksionuese. Te mbash nje martese te suksesshme mund te jete e veshtire, por eshte e arritshme me kohe dhe perpjekje. Mbani martesen tuaj te lumtur dhe te shendetshme duke respektuar ndjenjat e partnerit tuaj, komunikoni sa me shpesh te jete e mundur duke bere jeten me te lehte per njeri-tjetrin.


Pranoni sakrificat
Duke vene perpara lumturine dhe ndjenjat e partnerit tuaj para deshirave tuaja, çojne ne nje marte qe eshte e lumtur dhe funksionale. Nese jeni egoist dhe nuk jeni ne gjendje te beni sakrifica per çiftin tuaj, ju mund te krijoni jo-lumturi dhe pakenaqesi ne martesen tuaj. Sakrificat nuk jane gjithmone te rendesishme dhe mund te jene te medha apo te vogla. Per shembull, nese planifikoni nje pushim ne vendin e preferuar te partnerit tuaj qe ju nuk e pelqeni dhe aq, eshte nje menyre e mire per t’i treguar se ajo çfare ju intereson, eshte lumturia,

Behuni i mire dhe i sjellshem
Duke jetuar me partnerin tuaj dhe duke shpenzuar kohe se bashku do te ve ne qender te vemendjes disa veprime qe ju nervozojne juve. Per shembull, duke i lene pjatat e palara ne lavaman apo ndonje gje tjeter mund te shkaktoje nervoze tek ju. Çelesi tek nje martese e lumtur eshte te shikoni per gjerat e vogla iritues, pasi ata mund te jene çeshtje te medha per t’u brengosur. Nese çifti juaj ka nje veti qe ju nervozon juve, por qe nuk lendon dike – beni me te miren per ta injoruar.

Ndani pergjegjesite
Per disa çifte, ndarja e puneve te shtepise eshte sekreti numer nje per nje martese te lumtur. Edhe pse nuk eshte e sigurte se ndarja e pergjegjesive do te jete totalisht e barabarte, sigurohuni qe partneri te mos ndihet se e gjithe barra mbetet mbi te. Duke i ndare pergjegjesite do te ndihmoje ne krijimin e mirekuptimit.

Komunikoni me shume
Komunikoni mbi ndonje problem,shqetesim apo ide me partnerin tuaj per te mbajtur linjat e komunikimit te hapura. Nese deshtoni te informoni partnerin tuaj per diçka qe eshte duke ju penguar mund te çoje ne jo-lumturi, qe mund te evitohet duke pasur nje diskutim mbi problemin. Tregoni partnerit tuaj se çfare ju pengon dhe si ndiheni sa me shpesh te jete e mundur. Ju do te jeni ne gjendje te mbani nje martese te lumtur dhe te shendetshme, por nuk duhet harruar se ne çdo lidhje ka ndryshime qe jane te papajtueshme dhe gjeja me e mire qe duhet bere eshte t’i pranoni ato.

Balanconi gjerat negative dhe positive
Nje martese e gjate kerkon kuptimin se çfare i nevojitet partnerit tuaj dhe cilat jane deshirat e tij. Nese keni krijuar nje impakt negative ne partnerin tuaj, beni disa gjeste positive per te balancuar dhe per te dale nga ajo situate. Merrni pergjegjesine per te krijuar atmosphere positive qe do te mbaje martesen tuaj gjalle. Per shembull, nese keni harruar te lani enet ne mbremje te Henen, beni disa ekstra pune te perditshme gjate dites se Marte.